Sistemet e Informacionit

Studimet në fushën e Sistemeve të Informacionit janë një zgjedhje adekuate për të ardhmen tuaj të sigurt profesionale dhe akademike, si dhe një hap i rëndësishëm në drejtim të gjetjes dhe shfrytëzimit të shumë mundësive që ofron ekonomia e re dhe digjitale.


Duke studiuar Sistemet e Informacionit, ju do të mësoni të realizoni me sukses ndërlidhjen e menaxhimit të biznesit dheteknologjisë në mënyrë që të përgatiteni për të reaguar  ndaj sfidave të reja të shekullit 21.

 

Studimi në Sisteme të Informacionit do të ju aftësoj për të zhvilluar zgjidhje kreative dhe inovative të problemeve dhe mundësive në organizata qeveritare, në biznese dhe organizatat jofitimprurëse. Ju mund të studioni Sistemet e Informacionit në nivel Bachelor dhe Master. 

 

KUPTIMI DHE PËRMBAJTJA E SISTEMEVE TË INFORMACIONIT

 

Studimi i Sistemeve të Informacionit  mundëson njohjen dhe kuptimin e ndërlidhjes, të komunikimit dhe të funksionimit në mes të menaxhimit (proceseve biznesore/organizative), menaxhmentit (strukturës biznesore/organizative) dhe të teknologjisë (kompjuterëve, rrjetave, software-ve, hardware-eve, bazës së të dhënave, serverëve, etj.)

 

 

Sistemet e Informacionit:

  • Përcjellja e trendëve dhe rrjedhës së biznesit në kohë reale
  • Optimizim i qarkullimit të burimeve të bizneseve/organizatave
  • Vendosje e lidhjeve komunikuese me të gjitha palët e interesit në çdo kohë dhe në çfarëdo distance
  • Mundësimi i proceseve dhe ofrimi i zgjidhjeve biznesore/organizative

 

 

Sfidat e biznesit:

  • Ndjeshmëria në ndryshimet e shpejta të ekonomisë vendore dhe globale
  • Produktet dhe shërbimet me kërkesa intensive
  • Ambient shumë i gjërë dhe kompleks i prodhimit dhe i krijimit të produkteve dhe shërbimeve
  • Bashkëpunimi në rrjetet e  bizneseve
  • e-tregtia dhe e-biznesi 
  • Globalizimi

 

 

Menaxhimi:

  • Mundësimi i komunikimit modern ndër-organizacional dhe inter-organizacional
  • Planifikimi, ekzekutimi dhe monitorimi i aktiviteteve
  • Monitorimi i kostos dhe fitimit
  • Menaxhimi  i riskut

 

 

Organizata:

  • Dizajnimi dhe revidimi i funksioneve dhe i procesit të punës
  • Vendosja e lidhjeve brenda dhe jashtë organizatës
  • Menaxhimi i burimeve njerëzore, i burimeve materiale, i burimeve financiare, burimeve informative, etj.

 

 

Teknologjia:

  • Kompjuterët
  • Rrjeti i komunikimit
  • Software dhe hardware periferike
  • Aplikacionet mobile dhe WEB aplikacionet
  • Cloud computing
  • Interneti dhe intraneti
  • Serverët
  • Transmetuesit
  • Radio sensorët
  • Kamerat
  • Smart teknologjia (navigacioni, GPS, GIS, telefonia, etj.)

Lajme