UBT-CERT mban sesion informues për Akademinë e CSP-së në Universitetin Politeknik të Tiranës

UBT-CERT mban sesion informues për Akademinë e CSP-së në Universitetin Politeknik të Tiranës

UBT-CERT mban sesion informues për Akademinë e CSP-së në Universitetin Politeknik të Tiranës

 

Divizioni UBT-CERT ka realizuar aktivitet promovues në Fakultetin e Teknologjisë Informative të Universitetit Politeknik të Tiranës, për t’i njoftuar studentët e këtij fakulteti për Akademinë Ndërkombëtare Verore në Siguri Kibernetike dhe Privatësi, që do të zhvillohet si bashkëpunim ndërmjet UBT-CERT dhe Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK).


Në kuadër t kësaj akademie do të mbahet Albanian Cyber Academy 2, e cila do të fillojë më 12-14 korrik 2018, në Tiranë.

 

Në një takim me studentët e Fakultetit të Teknologjisë Informative të Universitetit Politeknik të Tiranës, UBT-CERT dhe AKCESK i informuan studentët me temat që do të trajtohen nga kjo akademi, e cila ndihmon dhe zhvillon shkencën dhe gjithë TIK-un.

Sipas përfaqësuesve dhe organizatorëve të kësaj akademie, ky aktivitet do të ndihmojë në informimin, identifikimin dhe kërkesat e shoqërisë shqiptare në fushën e sigurisë kibernetike. Studentët u njoftuan edhe me procedurat e aplikimit, pjesëmarrjen dhe ligjëruesit e huaj që do jenë pjesë e këtij organizimi, siç është eksperti i kësaj fushe, Philip Polstra nga Universiteti Bloomsburg i Pensilvanisë.

 

“UBT International Summer Academy Cyber Security & Privacy (ISA-CSP 18)” do të vazhdojë aktivitetin e saj edhe në objektin  e UBT-së, në Prishtinë, më 17-28 korrik, pjesë e së cilës mund të jenë edhe studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës.

 

Akademia do të jetë e pasur me tema, si: Vetëdijesimi për Sigurinë dhe Privatësia, që fokusohet në kërcënimet kibernetike, duke ofruar skenarë reale në forenzikën digjitale. Tema tjera do të jenë edhe Siguria e IT-së, Sistemi i Komunikimit që përfshin Forenzikën Windows & Linux, Siguria e Rrjetit, Hakimi etik, Privatësia dhe Siguria e të Dhënave, Forenzika Kibernetike dhe Krimet Kibernetike, etj.

 

Linku për regjistrim në akademi: https://www.eventbrite.com/e/isa-18-cyber-security-and-privacy-tickets-46369619781.

Informacione shtesë për akademinë i gjeni tek faqja http://sa.ubt-uni.net/sacyber18/ dhe http://www.akce.gov.al.

 

 

 

Lajme