UBT merr pjesë në takimin për aplikimin dhe përgatitjen e anekseve kombëtare të Eurokodeve në Kosovë

 UBT merr pjesë në takimin për aplikimin dhe përgatitjen e anekseve kombëtare të Eurokodeve në Kosovë

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, dekani i Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë, prof. dr Muhamet Ahmeti dhe prodekani i këtij fakulteti, prof. dr Visar Krelani, janë ftuar të jenë pjesë e takimit për fillimin e punës për krijimin e komisioneve dhe nënkomisioneve teknike për përpilimin e anekseve kombëtare të eurokodeve.

 

Pjesëmarrja është mundësuar me ftesën zyrtare të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Përfaqësuesi i UBT-së në këtë takim, prodekani Krelani, në emër të UBT-së, shprehu gatishmërin të përkrahë me staf akademik profesional përpilimin e këtyre anekseve. 
Hapi i radhës në kuadër të këtij projekti do të jetë krijimi i komisioneve dhe nënkomisioneve teknike, të cilat do të punojnë në përcaktimin parametrave sizmikë që përdoren në konstruksionet e ndryshme në Kosovë.


Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit mes MMPH-së dhe AKS/MTI, me qëllim të realizimit final të këtij raporti të rëndësishëm.

Lajme