Përfaqësuesit e Fakultetit Politeknik të Tiranës vizituan UBT-në

Përfaqësuesit e Fakultetit Politeknik të Tiranës vizituan UBT-në

Një delegacion nga Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore i Universitetit Politeknik të Tiranës, i prirë nga dekani i këtij fakulteti, Gëzim Hasko, kanë vizituar UBT-në, me ç’rast u takuan me drejtorin për Çështje Akademike, Valmir Hoxha dhe me udhëheqësit e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

 

Gjatë këtij takimi të dy palët u njoftuan me specifikat dhe të veçantat e fakulteteve, me strukturën akademike dhe rëndësinë e tyre, si dhe u pajtuan për krijimin e mundësive potenciale për konkretizim të bashkëpunimit brenda një periudhe të shkurtër kohore.

 

Konkretizimi i kësaj marrëveshje do të zgjerohet në shumë sfera, përfshirë pjesëmarrje të dyanshme në lëndë specifika në kuadër të shkëmbimit të stafit akademik, pjesëmarrje të FIN-it të Universitetit Politeknik të Tiranës në Akademinë Ndërkombëtare Verore të UBT-së, mundësi për bashkëorganizim të konferencës dhe pjesëmarrjes së stafit me punime shkencore, si dhe realizim të punëtorive të përbashkëta me grupe studentësh nga të dy fakultetet.

 

Pas takimit, ata vizituan edhe Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ku panë laboratorët dhe punën praktike që kryhet atje, si dhe realizuan vizitë edhe në Fabrikën e Ujit në Shkabaj.

 

Lajme