Studentët e Inxhinierisë së Energjisë Efiçiente të UBT-së, vizituan fabrikën “ Landovic ”

 Studentët e Inxhinierisë së Energjisë Efiçiente të UBT-së, vizituan fabrikën “ Landovic ”

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë Efiçiente në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në fabrikën e prodhimit të bllokave “Landovic “, në Prizren, si rrjedhojë e nevojës për të parë procesin teknologjik të prodhimit në aspektin praktik dhe për t’i ndërlidhur me teorinë e fituar gjatë studimeve në UBT.


Vizita e studentëve është zhvilluar nën shoqërimin e ligjëruesve në UBT, Vehbi Sofiu, Afrim Osmani dhe Sami Gashi, të cilët janë pritur nga menaxherët e fabrikës.


Në kuadër të kësaj vizite studentët kanë parë nga afër edhe prodhimin e bllokave që zhvillohet në  aspektin teknologjik, teksa kanë parë edhe mbrojtjen e stabilimenteve energjetike dhe komandimin e tyre nga dhoma monitoruese.

Lajme