UBT, institucioni arsimor i parë në rajon që i del në mbrojtje pronës intelektuale

 UBT, institucioni arsimor i parë në rajon që i del në mbrojtje pronës intelektuale

 

Mbrojtja e pronës intelektuale dhe ideve inovative është një ndër temat më aktuale në vend dhe botë.
Në kohën kur bota, por edhe vendi ynë po vërshohet nga idetë e projektet e shumta, është shumë i nevojshëm një mekanizëm i cili e vërteton se ideja i takon një personi a grupi dhe e njëjta patentohet, me qëllim që të mos përvetësohet nga dikush tjetër.

 

Mbi këtë bazë, UBT ka themeluar Qendrën për Transferimin e Teknologjisë, si një rrugë për mbrojtjen dhe patentimin e dhjetëra ideve që çdo vit burojnë nga stafi dhe studentët e UBT-së.

 

Drejtuesja e kësaj qendre, Drenica Lauka, tha se UBT është institucioni i parë dhe i vetëm në Kosovë e rajon që ka themeluar një qendër të tillë, që i del në mbrojtje pronës intelektuale.
“QTT ka qëllim të sigurojë idetë dhe projektet e studentëve dhe stafit të UBT-së, përmes ushtrimit të të drejtave mbi pronësinë intelektuale, siç janë: patentat, copyright dhe markat tregtare”, shpjegoi ajo.

 

Për më shumë informacione dhe ndihmë, mund të kontaktoni në email-in: TTC@ubt-uni.net.

Lajme