UBT dhe gjimnazi “Xhevdet Doda” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të programit ASSET

UBT dhe gjimnazi “Xhevdet Doda” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të programit ASSET

Një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar mes UBT-së dhe gjimnazit “Xhevdet Doda”, në kuadër të programit After School Support for Teens (ASSET), i përkrahur nga USAID dhe i mbështetur nga Ministria për Arsim Shkencë dhe Teknologji (MASHT). Ky program ka për qëllim zhvillimin e shkathtësive për punësim dhe ndërmarrësi tek të rinjtë kosovarë.

 

Bashkëpunimi mes dyja palëve synon përfshirjen në punë praktike të të rinjve, me qëllim të përkrahjes dhe mbështetjes së tyre, sidomos në fushën e teknologjisë.


Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka treguar se në kuadër të kësaj marrëveshje, të rinjtë do mbajnë punën praktike në hapësirat dhe laboratorët e UBT-së, me qëllim të zhvillimit të aftësive të tyre profesionale, gjithnjë duke praktikuar teoritë e mësuara gjatë shkollimit të tyre.

 

Tutje, rektori Hajrizi ka thënë se të rinjtë mund të marrin pjesë në projekte krijuese që synojnë zhvillimin e qëndrimeve sipërmarrëse dhe mund të përdorin teknologjitë në projektet e tyre kreative që lidhen me shkencën, teknologjinë, inxhinieri.
“Të rinjtë sot krijojnë zgjidhje, prodhojnë produkte dhe eksplorojnë interesat e tyre krijuese, gjithnjë duke zhvilluar aftësitë e shekullit 21. Përfshirja e të rinjve në këto aktivitete u siguron atyre aftësi, si dhe ata mund të bëhen faktorë që të ndryshojnë jetën e komunitetit ku jetojnë”, tregoi rektori Hajrizi.

Lajme