Studentët e UBT-së vizituan institutin “INKOS”

 Studentët e UBT-së vizituan institutin “INKOS”

 

Studentët e Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë, kanë zhvilluar vizitë studimore në institutin “INKOS”, në Obiliq.
Vizita është realizuar nën shoqërimin e profesorëve, Hysen Ahmeti dhe Hazir Çadraku, në kuadër të lëndës “Gjeomekanikë”.

 

Qëllimi i kësaj vizite ishte që studentët të shohin nga afër punën, veprimet dhe aktivitetet që zhvillohen në laboratorin e gjeomekanikës, në të cilin bëhet trajtimi, analiza dhe nxjerrja e parametrave fiziko-mekanikë për dhera, të cilat janë të nevojshme dhe të domosdoshme për projektim në lëmin e ndërtimtarisë.
Po ashtu, ata arritën të njihen nga afër edhe me aktivitetet demonstruese nga përgatitja e kampionve/mostrave për analiza gjeomekanike, e deri tek hartimi i elaboratit gjeomekanik për qëllime të ndërtimit të veprave inxhinierike të llojeve dhe dimensioneve të ndryshme.

 

Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore ka bashkëpunim jashtëzakonisht të madh me industrinë dhe kjo po i ndihmon studentët që të njihen me procesin praktik të të mësuarit, si dhe me gjetjen e vendeve të punës.

Lajme