Fakulteti i Stomatologjisë në UBT, vendi që synon të krijojë kuadro të përgatitura në bazë të standardeve ndërkombëtare

 Fakulteti i Stomatologjisë në UBT, vendi që synon të krijojë kuadro të përgatitura në bazë të standardeve ndërkombëtare

 

Media Grupi: Çka e bën të veçantë fakultetin që ju e drejtoni?

Merita Barani: Fakulteti i Stomatologjisë pranë UBT-së vazhdon të mbetet një vend inovativ i arsimit të lartë në Kosovë dhe në rajon, i cili kombinon përparësitë e fakulteteve të mirënjohura ndërkombëtare. Ky fakultet ofron arsim bashkëkohor, studim  sipas standardeve cilësore ndërkombëtare, akademikë dhe ekspertë eminentë që ligjërojnë për studentët tanë, partneritet me universitete dhe institucione të mirënjohura, mundësi për përvoja të jashtme (studime profesionale e praktika), infrastrukturë moderne, organizim dhe menaxhim modern, në pajtim me standardin ISO 9001. Krahas kësaj, fakulteti ynë mundëson edhe lidhje direkte me ekonominë, projekte hulumtuese akademike dhe ndërkombëtare, transferim të njohurive të teknologjisë së lartë, për të përgatitur në fund studentë e staf tejet të motivuar.

 

Media Grupi: Cilat janë specifikat e Fakultetit të Stomatologjisë?

Merita Barani: Si Fakultet i Stomatologjisë jemi të përkushtuar në zhvillimin e programeve akademike, të cilat janë kombinuar me hulumtime shkencore të kualitetit të lartë dhe në harmoni me standarde ndërkombëtare.

Fakulteti i Stomatologjisë synon që të ndërtojë një institucion akademik privat, si një alternativë e rëndësishme për arsimin e lartë në Kosovë dhe rreth saj, si dhe të sjellë standarde ndërkombëtare adekuate për zhvillimin e programeve të studimit. Po ashtu, ky fakultet synon të zhvillojë dhe të promovojë kapacitetet vendore profesionale dhe akademike në përputhje me standardet më të larta në botë.

 

Media Grupi: Cili është synimi kryesor i fakultetit tuaj, në raport me suksesin e studentëve?

Merita Barani: Ne synojmë të kontribuojmë në ngritjen e cilësisë së studimeve akademike, si dhe në krijimin e një ambienti akademik dhe kulturor në shoqërinë kosovare.

UBT planifikon të krijojë një institucion për studime universitare të hapur për të gjithë, pa pasur dallime dhe në bazë të meritave, dhe të ndërtojë një mekanizëm profesional të domosdoshëm për bashkëpunim të suksesshëm me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë komunitetin e biznesit vendor dhe ndërkombëtar.

Fakulteti do të shërbejë si një qendër referuese për studime akademike ndërkombëtare në rajon dhe kështu do të shndërrohet në zgjedhjen më të mirë të studentëve të ardhshëm.

Lajme