Rektori Hajrizi mori pjesë në Samitin e Sofjes

Rektori Hajrizi mori pjesë në Samitin e Sofjes

 

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi mori pjesë në Samitin e Sofjes, i cili nga ekspertët po konsiderohet si historik, pasi ka bërë bashkë të gjithë liderët e vendeve anëtare dhe atyre që po aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.
Pjesë e forumeve të këtij samiti ishin edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Hajrizi ishte pjesëmarrës në Forumin e Vjenës për Ekonomi, që për mesazh kryesor pati temën më titull: “Politika takon Ekonominë”, ku u diskutua zgjerimi i bashkëpunimit mes tyre dhe krijimi i ndërlidhjes ndërmjet fuqisë politike, ekonomike dhe akademike, si faktorë që ndikojnë në përshpejtimin e procesit të integrimit të Kosovës në BE.

Rektori u takua me shumë personalitete ndërkombëtare, të cilët tek ai adresuan kërkesën që niveli i kuadrove të reja akademike të Kosovës, të jetë i nivelit të njëjtë me UBT-në.
“Qëllimi i vetëm akademisë nuk është që vetëm të përgatisë kuadro për të gjetur një vend pune, por që të kontribuojnë në përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Hajrizi, teksa shtoi se, nga ky parim UBT është nisur që prej kur është themeluar.

Samiti i Sofjes u organizua nga presidenca bullgare dhe mblodhi përfaqësues nga shtetet e anëtare të BE-së dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Lajme