Studentët e UBT-së, vizitojnë Drejtorinë e Inspektoratit të Tregut, në Ferizaj

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Shkenca Politike në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në Drejtorinë e Inspektoratit të Tregut, në komunën e Ferizajt, me qëllim të njohjes nga afër të punës së këtij institucioni.

 

Vizita është realizuar bashkërisht me profesorin e UBT-së, Ruzhdi Matoshi, teksa janë pritur nga drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit të Tregut, Ridvan Berisha.

 

Drejtori Berisha u ka treguar studentëve strategjitë që praktikohen për inspektimin e llojeve të ushqimit dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga shkeljet e shumta.

 

Studentët patën rastin të bënin edhe pyetje, teksa thanë se kanë përfituar njohuri që do t’u shërbejnë edhe në anën e administrimit apo menaxhimit publik.

Lajme