Përfaqësuesit e UBT-së, këshillojnë maturantët e Preshevës për orientim në karrierë

Përfaqësuesit e UBT-së, këshillojnë maturantët e Preshevës për orientim në karrierë

 

Përfaqësuesit e UBT-së, prof. Ferid Selimi, prof. Ilir Zylfiu dhe prof. Naser Kamberi zhvilluan një takim me maturantët e Gjimnazit “Skënderbeu”, në Preshevë, të cilët janë njoftuar me programet e studimit që ofrohen në UBT.

 

Ata u kanë treguar maturantëve për kushtet e studimit në UBT, teksa kanë ofruar këshilla lidhur me marrjen e vendimit për vazhdim të studimeve.

 

Tutje, ata u thanë maturantëve preshevarë se UBT u mundëson studentëve të vet njohuri të hollësishme mbi fushën që ata studiojnë, në këtë mënyrë që ata të jenë të aftë të punojnë në të gjitha specializimet që programi i studimeve i ofron.

 

Sipas tyre, UBT ka programe të veçanta në vend dhe rajon, të cilat zhvillohen sipas standardeve më cilësore ndërkombëtare.

 

Ndërkohë, maturantët e Gjimnazit “Skënderbeu”, në Preshevë janë shprehur të interesuar për të studiuar në UBT, sepse siç u shprehën, falë këtij institucioni një përqindje e madhe e studentëve janë qasur në tregun e punës.

Lajme