Studentët e UBT-së vizituan Institutin e Prishtinës për Studime Politike “PIPS”

 Studentët e UBT-së vizituan Institutin e Prishtinës për Studime Politike “PIPS”

 

Studentët e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në Institutin e Prishtinës për Studime Politike “PIPS”, me ç’rast janë pritur nga udhëheqësit e institutit.

 

Vizita është realizuar në kuadër të lëndës Diplomacia dhe Politika, teksa qëllimi i vizitës ishte njohja nga afër e punës së institutit, përfshirë misionin dhe objektivat e PIPS-it.

 

Drejtoresha ekzekutive e PIPS-it, Leonora Kryeziu ka treguar se instituti ka për qëllim të kontribuojë në kualitetin e procesit politik në Kosovë, përmes edukimit formal dhe jo-formal të liderëve.

 

Po ashtu, sipas saj, PIPS nxit krijimin e një kulture të re demokratike duke promovuar dialogun politik dhe social përmes bashkëpunimit në mes të liderëve.

 

Në fund të vizitës, studentët bënë edhe pyetje, derisa thanë se kanë përfituar njohuri të reja, që do t’i shfrytëzojnë edhe për punë praktike në të ardhmen, në profesionin të cilin e kanë zgjedhur.

Lajme