UBT prezantoi mundësitë për punësim në Panairin e Punës

UBT prezantoi mundësitë për punësim në Panairin e Punës

UBT mori pjesë në Panairin e Punës 2018, që u mbajt në sallën “1 Tetori”, nën organizimin e DIMAK, përkrahur edhe nga GIZ, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

 

Në këtë organizim morën pjesë mbi 150 kompani nga Kosova, Gjermania, Austria dhe Zvicra, nga të cilat u prezantuan mbi 4000 vende të lira pune dhe 40 ekspozues me oferta të ndryshme për karrierë.

 

Panairi i Punës ofroi një mundësi unike për të takuar punëdhënës potencialë nga Kosova dhe Diaspora, e UBT është një mundësi e mrekullueshme për të gjithë ata që synojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme, në një institucion që i ka të ndërlidhura praktikat më të mira vendore e ndërkombëtare.

 

Kujtojmë që UBT është institucioni privat arsimor me numrin më të lartë të të punësuarve në Kosovë. 
Shifra e të punësuarve në UBT është 683 njerëz, teksa ky numër po vazhdon të rritet çdo ditë, duke krijuar hapësirë për inovatorët e rinj kosovarë.

Lajme