UBT hap aplikimin për bursa për studime shkëmbimore me Universitetin e Salzburgut

 UBT hap aplikimin për bursa për studime shkëmbimore me Universitetin e Salzburgut

 

UBT hap aplikimin për programin e Shkencave Politike dhe për programin e përbashkët të studimeve master në Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja (#PoSIG), për vitin akademik 2018-2019. 
Universiteti që do të pranojë studentët e UBT-së këtë vit është Universiteti i Salzburgut, në Austri.

 

Kjo thirrje vlen për studentët e Shkencave Politike, të cilët synojnë të kryejnë një apo dy semestra në Universitetin e Salzburgut.

 

Për të aplikuar, studentë duhet të dorëzojnë këto dokumente:
CV;
Letër motivuese;
Transkripta e notave;

Dokumentet duhet të dorëzohen në email-in artan.murati@ubt-uni.net. 
Afati i aplikimit është 13 Maj 2018.

 

Njohja e gjuhës angleze është e obligueshme, kurse njohja e gjuhës gjermane është e dëshiruar (niveli B2).

 

Programi Master #PoSIG është program i akredituar nga Agjencia Austriake e Sigurimit e Cilësisë dhe Akreditimit. Përmes këtij programi, studentëve të UBT-së u ofrohet mundësi unike e studimit në institucionet më prestigjioze evropiane të arsimit të lartë, siç janë Universiteti i Salzburgut në Austri, Universiteti i Pavias në Itali, Universiteti i Lubjanës në Slloveni etj.

Lajme