UBT sponsorizon aktivitetin “Java e shkencës” – ofron bursa studimi

UBT sponsorizon aktivitetin “Java e shkencës” – ofron bursa studimi

UBT edhe këtë vit ka përkrahur aktivitetet që organizohen në kuadër të “Javës së Shkencës”, në Qendrën Social-Edukative të shkollës “Bon Bosko”, ngjarje në të cilën janë prezantuar projekte inovative nga shumë nxënës të shkollave të mesme të Kosovës.

 

Projektet e prezantuara janë nga fushat e informatikës, telekomunikacionit, elektronikës, energjetikës dhe automatikës.

 

Me këtë rast, UBT ka dhuruar dy bursa studimi për tri vendet e para në këtë garë, që nënkupton heqjen e 100 për qind të shpenzimeve studimore. 
Bursat janë ndarë nga drejtori për Çështje Akademike në UBT, Valmir Hoxha, i cili tha se institucioni vazhdimisht do të mbështet inovacionet dhe punën e të rinjve kosovarë.
“Të rinjtë tanë janë vërtetë të talentuar të shfrytëzojnë talentin e tyre dhe të kontribuojnë në fushën e ICT-së. Në UBT ofrohet puna praktike gjatë studimeve, andaj, kjo është një vlerë e shtuar që përshpejton proceset në Kosovë, dhe se u mundëson të rinjve profesionalizëm në profesion”, tha Hoxha.

 

Këtë vit garuan më shumë se 30 projekte që u vlerësuan nga juria profesionale dhe në ditën finale garuan vetëm pesë projektet më të mira. Punimet janë vlerësuar në bazë të konkluzione të projektit, rëndësisë dhe zbatimit të projektit në praktikë, origjinalitetit, etj.

Lajme