UBT nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës

UBT nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës

 

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi dhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, në Universitetin Politeknik (FIN), në Tiranë, prof. Gëzim Hasko, në cilësinë e udhëheqësve, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit mes dyja institucioneve në fushën përkatëse.


Të pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ishin edhe dekani i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, në UBT, Muhamet Ahmeti, zv.dekani në FIN, prof. Neritan Shkodrani dhe udhëheqësi i departamentit të inxhinierisë për mjedis, prof. Oltion Marko.


Kjo marrëveshje parasheh realizimin e vizitave studimore, kryerjen e hulumtimeve të përbashkëta nga stafi akademik dhe studentët e këtyre institucioneve, ofrimin e ekspertizave profesionale nga të dy institucionet, etj.


Në fund, delegacioni i UBT-së, i prirë nga rektori Hajrizi, kanë vizituar objektin e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, në Tiranë, ku veç tjerash, kanë parë nga afër laboratorët e punës praktike.

Lajme