Fillon regjistrimi i maturantëve për Programin Përgatitor të Maturës

 Fillon regjistrimi i maturantëve për Programin Përgatitor të Maturës

 

UBT është institucion që qëllim parësor ka edukimin dhe nxjerrjen e kuadrove të përgatitura, e nga ky parim, Qendra e Karrierës e UBT-së ka lansuar Programin Përgatitor të Maturës, për t’i përgatitur maturantët për sfidën që e definon në tërësi të ardhmen dhe karrierën e tyre.

 

Edhe sivjet programi do të organizohet në disa qytete të Kosovës, për të qenë sa më afër të rinjve.
Prishtina, Ferizaj, Prizreni, Gjilani, Gjakova dhe Peja, do të jenë qytetet ku do të fillojë implementimi i këtij projekti madhor, i cili organizohet me qëllim që të ndihmojë maturantët e shkollave të mesme të përfitojnë nga trajnimet e ofruara për të dalë sa më mirë në testin e maturës.


Në këtë fazë, përfitues të këtyre shërbimeve do të jenë maturantët e të gjitha shkollave të mesme në Kosovë, të cilët do të vijojnë programin përgatitor në dy faza.
Faza e parë do të përfshijë lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Gjuhë Angleze, kurse faza e dytë do të përfshijë lëndët: Biologji, Fizikë, Kimi, TIK, Matematikë II, etj.

 

Trajnimet do të fillojnë me datë 14 maj dhe do të vazhdojnë deri më 25 maj.
Orarin e trajnimeve do ta merrni gjatë ditëve në vijim.

Lokacionet ku do të mbahet Programi Përgatitor i Maturës janë: 
UBT Prishtinë, Lagjja Emshir dhe në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan;
Kampusi i UBT-së në Ferizaj - Adresa: Përballë Stacionit të Trenit, Ferizaj;
Kampusi i UBT-së në Prizren- Adresa: Emona Group;
UBT dhe Kolegji i Dukagjinit në Pejë - Kampusi i K.Dukagjinit dhe UBT-së;
UBT në Gjilan - Adresa: Përballë Kampusit të Shkollave të Mesme;
Shkolla e Mesme "Hajdar Dushi", Gjakovë

Për të aplikuar, duhet të regjistroni në linkun në vijim: https://goo.gl/forms/jf6wkoDPiTV7YyWn2

Lajme