Studentët e UBT-së zhvilluan aksion humanitar në Shtëpinë e të Moshuarve

Studentët e UBT-së zhvilluan aksion humanitar në Shtëpinë e të Moshuarve

Studentët e UBT-së kanë vizituar Shtëpinë e Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare, në Prishtinë, me ç’rast ata kanë zhvilluar një aksion humanitar duke dhuruar batanije dhe gjëra ushqimore për rreth 70 banorë të këtij institucioni.

 

Ata përveç dhuratave që u dërguan, bashkëbiseduan dhe shprehën solidaritet me këtë kategori shoqërore shumë të ndjeshme. Teksa, studentët e Fakultetit të Infermierisë u kanë bërë edhe kontrolle shëndetësore banorëve.


Studentët treguan se aksione të tilla humanitare do të organizohen edhe në të ardhmen, në mënyrë që të kontribuojnë për vendin dhe qytetarët.

Lajme