Inxhinieri nga Italia, Arbër Krasniqi mbajti ligjëratë për studentët e Arkitekturës

Inxhinieri nga Italia, Arbër Krasniqi mbajti ligjëratë për studentët e Arkitekturës

 

Inxhinieri që vepron në Itali, Arbër Krasniqi, ka mbajtur një ligjëratë tematike për studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, i cili ka ndarë përvojat profesionale rreth menaxhimit të vendeve të ndërtimit, llogaritjet higrometrike, kondensimit dhe urave termike, projektet 3DBIM me revit dhe projektet 3DBIM me ArchiCad.

 

Krasniqi u ka prezantuar studentëve përvojat italiane në fushën e izolimeve termike dhe akustike, teksa tregoi hapat modern që duhet të ndërmerren për mbrojtjen e objekteve nga lagështia.


Tutje ai ka diskutuar me studentët për problemet që arkitektët përballen në projektimin dhe implementimin e objekteve.

 

UBT vazhdimisht angazhohet që të sjellë profesionistë të fushës së arkitekturës vendorë e ndërkombëtarë, për të ofruar praktikat dhe shembujt më të mirë, e që shërbejnë si model për studentët.

Lajme