NJOFTIM: Në UBT, të enjten mbahet forumi "Rrëshqitet e dheut në Kosovë, efektet anësore dhe masat për sanimin e tyre".

 NJOFTIM: Në UBT, të enjten mbahet forumi

Në objektin e UBT-së, në Prishtinë, të enjten më 26 prill, në ora 09:30, do të mbahet forumi më temë: "Rrëshqitet e dheut në Kosovë, efektet anësore dhe masat për sanimin e tyre", që do të organizohet nga Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës në UBT.

 

Panelistë të këtij forumi do të jenë përfaqësues dhe ekspertë nga Akademia e Shkencës dhe Arteve në Kosovë, Universiteti i Prishtinës, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së  Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Infrastrukturës, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Komuniteti i Biznesit – Kompanitë ndërtimore dhe zyra e Komisionit Evropian në  Kosovë.


Pjesëmarrja në këtë forum është tejet profitabile për studentët ngaqë do të diskutojnë për efektet dëmtuese të rrëshqitjeve në territorin e Kosovë, si dhe për masat që duhet të ndërmerren për sanimin e tyre.

Lajme