UBT nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën e Deçanit

 UBT nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën e Deçanit

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi dhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të krijimit të mundësive për përkrahje zhvillimore të të dyja institucioneve.

 

I pranishëm gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishte edhe profesori në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, në UBT, prof.dr Binak Beqaj.

 

Kjo marrëveshje parasheh ndërtimin e kapaciteteve institucionale, kryerjen e hulumtimeve të përbashkëta, zhvillimin e pilot projekteve, trajnime, organizimin e takimeve afariste dhe vizitave afaristëve kosovarë jashtë vendit, etj.

 

Po ashtu, palët kanë vlerësuar që bashkëpunimi të zgjerohet edhe në fusha tjera, ku parashihet të të organizohen edhe aktivitete të përbashkëta.

Lajme