Dita Botërore e Librit e gjen UBT-në me bibliotekën më të madhe në vend

 Dita Botërore e Librit e gjen UBT-në me bibliotekën më të madhe në vend

Libri është pjesë e pandashme e studimit dhe formimit intelektual të njerëzve. E këtë mundësi e gjejnë lehtësisht studentët e UBT-së, pasi nëpër kampuset e institucionit gjenden mbi 250 000 tituj librash të të gjitha fushave të studimit, dhe atë, në dhjetëra gjuhë të botës.

 

Biblioteka posedon infrastrukturë moderne në të gjithë hapësirën e punës dhe të shërbimeve dhe ka krijuar një katalog elektronik, përmes të cilit lexuesit mund të informohen rreth gjithë materialit që ekziston në bibliotekë. Studentët mund të bëjnë kërkesën për marrjen e librave nga distanca.

Publikimet që janë fituar zakonisht janë nga qendrat e mirënjohura ndërkombëtare.

 

Krahas kësaj, UBT ka në posedim edhe bibliotekën elektronike, si dhe ka krijuar qasje për studentët e vet nëpër bibliotekat më të mëdha në botë, me qëllim që studentët të kenë material të bollshëm për studim e hulumtim.

 

EBSCO, Jstore, Sage Journals dhe Biblioteka online e UBT-së, janë burimet nga të cilat studentët mund të shërbehen dhe të kenë në dispozicion mijëra artikuj dhe publikime shkencore.

 

Urime Dita Botërore e Librit!

Lajme