Punimi shkencor i profesorit Fitim Alidema, vlerësohet si më i miri në modulin e tretë të Konferencës së Shkencave Mjekësore, në Shqipëri

Punimi shkencor i profesorit Fitim Alidema, vlerësohet si më i miri në modulin e tretë të Konferencës së Shkencave Mjekësore, në Shqipëri

Drejtori i Fakulteteve Mjekësore në UBT, prof. dr. Fitim Alidema, ka marrë pjesë në Konferencën Kombëtare të Shkencave Mjekësore, në Shqipëri, që organizohet për të pestën herë nga Universiteti Mjekësor i Tiranës.

 

Në këtë konferencë shkencore, profesori Fitim Alidema ka prezantuar hulumtimin e tij më temë: ”Vlera e Mikronukleus Testit në qelizat ukale të mukozës së gojës te pacientët meshkuj të sëmurë me kancer gjiri pas dy cikleve me kimioterapi”. Ky punim është përzgjedhur si hulumtimi më i mirë nga udhëheqësja e modulit dr. Tatiana Caja, me ç’rast profesorit Alidema i është ndarë certifikatë nga organizatorët e konferencës.


Po ashtu, pjesë e kësaj konference ishin mbi 300 lektorë dhe 50 profesorë të huaj, si dhe qindra pjesëmarrës.
Muaj më parë, UBT ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e mjekësisë.

 

Marrëveshja parasheh realizimin e vizitave të ndërsjella studimore, kryerjen e hulumtimeve të përbashkëta nga stafi akademik dhe studentët e këtyre institucioneve.

Lajme