Studentët e Dizajnit të Integruar vizituan qytetin e Vjenës

 Studentët e Dizajnit të Integruar vizituan qytetin e Vjenës

Studentët e Dizajnit të Integruar, në UBT, kanë udhëtuar për vizitë studimore në Vjenë, me qëllim të marrjes së përvojave, prekjes në realitet dhe analizimit të elementeve profesionale të përmendura gjatë leksioneve teorike.

 

Të shoqëruar nga dekani i Dizajnit të Integruar, prof. dr Ajhan Bajmaku, studentët panë Kishën Katolike “St. Peter”, Pallatin Mbretëror të Vjenës, “Hofburg”, Muzeun e Arteve të Aplikuara të Vjenës, Qendrën luksoze tregtare, “Goldemes Quartier” dhe sheshin “Stephansplatz”, që është zonë gjeografike në qendër të Vjenës.

 

Në ditët në vijim, studentët do të vizitojnë qytetin e Pragës dhe vendet tjera të Evropës.

Lajme