UBT merr pjesë në Panairin e Edukimit 2018

Shumë të rinj, sot patën rastin të njoftohem për së afërmi me programet dhe ofertat akademike  të UBT-së, në Panairin e Edukimit Prishtina 2018, i cili është hapur sot në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.

 

 

Stafin dhe studentët e UBT-së, të cilët prezantuan UBT-në në këtë panair, krahas qindra maturantëve të interesuar, i ka vizituar edhe ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe zv. ministri i Ministrisë së Turizmit të Malit të Zi, Qazim Hoxhiq.

 

Drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota vlerësoi se  pjesëmarrja në këtë ngjarje madhore për zhvillimin e arsimit në Kosovë është shumë e rëndësishme, me ç’rast, organizimet e  tilla do të kontribuonte në ngritjen e vetëdijes së të rinjve në përzgjedhjen e tyre profesionale.

 

UBT po merr pjesë për të pestë në Panairin e Edukimit i cili organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.

Lajme