Studentja Vesa Kelmendi fillon praktikën në BKT

Studentja Vesa Kelmendi fillon praktikën në BKT

Studentja e vitit të tretë në Fakultetin e Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë , Vesa Kelmendi, ka filluar praktikën në BKT, në pozitën e zhvillueses së softuerëve.

 

Kelmendi tregoi se informatat mbi konkursin për aplikim i ka marrë nga Qendra e Karrierës e UBT-së, ndërkaq më pas, ajo i është nënshtruar disa testeve dhe intervistave, nga të cilat doli e suksesshme dhe arriti ta fitonte këtë pozicion.

 

Përpara kësaj, ajo ka punuar edhe për një kompani gjermane në Pejë, si ka qenë edhe studente ambasadore e UBT-së. Megjithatë, synimet e studentes Kelmendi janë shumë më të mëdha. Ajo po planifikon që studimet e nivelit master t’i vijojë në njërin nga universitetet e Evropës.

Lajme