Rektori Hajrizi, panelist nga Kosova në konferencën “Creativity Forum Ljubljana”, në Slloveni

 Rektori Hajrizi, panelist nga Kosova në konferencën “Creativity Forum Ljubljana”, në Slloveni

 

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi po merr pjesë në konferencën dyditore “Creativity Forum Ljubljana”, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë dhe organizata “ Union for the Mediterranean”.

Konferenca po i zhvillon punimet në Muzeun e Qytetit të Lubjanës, në Slloveni.

 

Hajrizi, me ftesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, ishte panelist në panelin më temë: “Ndërmarrësia dhe teknologjia kreative dhe rritja ekonomike”, ku u trajtua ndikimi i industrisë krijuese dhe kulturore në rritjen e ekonomisë globale, rastet e suksesit në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, krijimi i vendeve të punës, dizajnimi i sistemeve inovative bazuar në ekonominë cirkulare dhe roli i edukimit dhe shkathtësive për ekonominë digjitale.

 

Aty u tha se ngritja e ekonomisë globale ndikon në mënyrë automatike në shtimin e miliona vendeve të reja të punës në botë, në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe në zhvillimin e mëtutjeshëm të qyteteve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim e sipër.

 

Kjo konferencë ka për synim të fillojë një rrjet të ri policentrik të industrive kulturore dhe krijuese dhe të shërbejë si model për bashkëpunimin rajonal, për krijimin e vendeve të punës dhe për rritjen ekonomike, si një ndihmesë në krijimin e planit strategjik global të BE-së.

 

Ngjarja ka për qëllim të krijojë një forcë politike të nivelit të lartë që do të kërkojë të nxisë bashkëpunimin midis Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheut Jugor, në aspektin e transferimit të praktikave të mira në Jug dhe në shkëmbimin e pikëpamjeve mbi një gamë të gjerë temash strategjike në Mesdhe.

Lajme