Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës në UBT, vend i përgatitjes së inxhinierëve të së ardhmes

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës në UBT, vend i përgatitjes së inxhinierëve të së ardhmes

 

Inxhinieria e Ndërtimit dhe Infrastruktura është një ndër profesionet më kontribuuese në rritjen e shkallës së punësimit në Kosovë. 
Sektori i ndërtimit dhe infrastrukturës përfshin rreth 20% të aktivitetit ekonomik vjetor në Kosovë, dhe në vitet e fundit, ka qenë burimi kryesor i rritjes dhe gjenerimit të të ardhurave.

 

Me misionin për të krijuar profesionistë të kësaj fushe, të cilët do ta ofrojnë dijen e tyre në shërbim të qytetarëve dhe përmirësimit të jetës së tyre, UBT ka themeluar dhe akredituar prej vitit 2013 Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës (FNI), i cili është ndër më të mëdhenjtë dhe me të suksesshmit në Kosovë e rajon, vlerësim ky që bëhet lehtësisht, falë numrit të madh të studentëve që janë kyçur me sukses në tregun e punës, dhe për më tepër, po sjellin vazhdimisht inovacione dhe projekte të parealizuara më parë në Kosovë.

 

Dekani i këtij fakulteti, prof. dr Muhamet Ahmeti, tha se edhe përkundër stafit profesional dhe kushteve optimale për studim, promovimi dhe ambasadorët më të mirë të këtij fakulteti janë studentët.
“Suksesi më i madh i këtij fakulteti janë studentët aktualë dhe të diplomuarit, shumica dërrmuese e të cilëve janë duke punuar në kompani të njohura vendore e ndërkombëtare, kanë krijuar kompanitë e veta, duke punësuar kështu edhe shumë njerëz të tjerë, por edhe janë duke i vazhduar studimet nëpër universitetet më prestigjioze në botë, falë marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe bursave që ndanë UBT për studentët e vet”, theksoi ai

 

Sipas matjeve që kanë dalë nga fakulteti, rezulton se studentët janë mirëpritur nga tregu i punës dhe shkalla e punësimit është shumë e lartë.
“Në vitin e dytë të nivelit master, përqindja e punësimit të studentëve është 100% , ndërsa në vitin e parë të studimeve master, kjo përqindje sillet rreth 97 %.
Sa i përket shkallës së punësimit të studentëve që momentalisht po i ndjekin studimet themelore, bazuar në vitin e studimit, shkalla më e ulët është 30% për vitin e parë, ndërkaq për studentët e vitit të tretë është 60%”, tregoi Ahmeti.

 

Ndërkaq, sipas statistikave që kanë dalë nga UBT, krahas numrit të madh të të regjistruarve, tash e pesë vite, si në afatin e tetorit, ashtu edhe në atë të shkurtit, numri i përgjithshëm i të transferuarve për çdo vit e kalon shifrën prej 200 studentësh të transferuar në të dy nivelet.

 

Sipas dekanit Ahmeti, arsyeja e përzgjedhjes së Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit nga ana e studentëve të fakulteteve tjera vjen nga ndryshimi në kurrikulë dhe syllabuse, ndërlidhja e ligjërimit dhe praktikës , kuadri i specializuar ne fushat përkatëse, numri shume i madh i profesorëve të kyçur në ligjërim, që kanë përfunduar studimet ne universitetet më të njohura evropiane, libraria më e madhe ne Ballkan, më shumë se tetë librari elektronike me qasje të lirë për studentë, mundësia e kryerjes së praktikës profesionale në shumë kompani publike dhe private në fushën e inxhinierisë , vizitat e ndryshme studimore ne Evropë dhe më gjerë, etj.

 

Në anën tjetër, marrëveshjet e shumta të këtij fakulteti me fakultetet homologe nga shtetet e tjera, e ofrojnë mundësinë e vazhdimit të studimeve në një vend dhe institucion tjetër. Këtë mundësi tashmë e kanë shfrytëzuar shumë studentë të cilët i kanë vijuar studimet në nivelet më të larta, master apo doktoraturë, në shumë universitete evropiane, përfshirë Universitetin Politeknik të Milanos, Universitetin Teknik të Vjenës, si dhe shume universitetet të tjera nga fusha e inxhinierisë ndërtimore .

 

Duke treguar mbi veçoritë e Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore, Ahmeti tregoi se pikë e fuqishme e këtij janë specializimet më unike dhe të vetmet në regjion,
“Specializimet në Materiale Ndërtimore, Gjeomekanikë , Teknologji Ndërtimore, Strukturë , Infrastrukturë dhe Hidroteknikë, si të vetmet në regjion, e kanë bërë FNI-në lider në këto specializime shumë të kërkuar nga ana e studentëve të viseve të ndryshme shqipfolëse”, vlerësoi ai.

 

Ky fakultet cilësohet si djep i dijes dhe shkencës, vlera këto që e bëjnë vendin ideal për të studiuar dhe për t’u pajisur me njohuri shkencore që studentët i bënë profesionistë të padiskutuar të kësaj fushe.

Lajme