UBT prin me shkallën e punësimit të të diplomuarve

 UBT prin me shkallën e punësimit të të diplomuarve

 

Me themelimin e UBT-së, pazgjidhshmërisht u krijua edhe një rrugë për të gjithë të rinjtë që donin të vazhdonin studimet jashtë vendit, dhe mbi të gjitha, të gjenin një vend pune në profesionin për të cilin edhe kanë studiuar dhe po vazhdojnë të studiojnë.

 

Objektivi kryesor i UBT-së, i përqendruar në përgatitjen e plotë të të rinjve për tregun e punës, është shpërblyer me ngritjen e nivelit të studentëve të punësuar deri në shkallën mbi 90%.

 

Kjo shifër ka dalë nga raporti i përvitshëm vlerësues i kryer nga Qendra e Karrierës e UBT-së, përmes një pyetësori të realizuar me ish-studentë të institucionit, të cilët dhanë përgjigje për arritjet momentale akademike dhe për vendin e pozitën e tyre të punës.

 

Sipas këtij raporti del se nga kjo shifër, studentët janë vetëpunësuar ose punësuar në sektorin publik e privat, por të dominuar nga ky i dyti.

 

Një veçanti tjetër e të studiuarit në UBT është që, në vijimësi, vajzat janë shtyrë drejt karrierave dhe ngritjes akademike, gjë që ka mundësuar që vetëm brenda pak vitesh, numri i vajzave dhe djemve që kanë studiuar në UBT dhe më pas edhe janë punësuar, të jetë pothuajse i barabartë, konkretisht kjo vlerë qëndron në raport 51% me 49%.

 

Ish-studentëve e studentëve të UBT-së, kompanitë në të cilat janë punësuar, u kanë besuar pozita të ndryshme, përfshirë ato menaxheriale dhe administrative dhe falë tyre, të njëjtat po prekin majat e sukseseve.

 

Në sistemin e vet të studimeve, UBT e ka të instaluar përsosmërisht anën teorike dhe atë praktike të të mësuarit, që ndikon në përgatitjen e plotë të studentëve për tregun e punës dhe i bën ata të dallueshëm nga të tjerët.

Lajme