Ish-studenti i UBT-së, Jehon Kadrija i punësuar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale

 Ish-studenti i UBT-së, Jehon Kadrija i punësuar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale


Ish-studenti i Fakultetit Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi në UBT, Jehon Kardrija, është punësuar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, konkretisht në Agjencinë e Punësimit dega në Skenderaj.

 

Ai mban pozitën e asistentit administrativ, ku përgatit dhe modifikon dokumente, jep mbështetje administrative, teknike etj.

 

Kadrija tha se UBT i ka ndihmuar shumë në aftësim profesional, ku sipas tij, përkrahja nga profesorët dhe jo vetëm, bëri që t’i arrijë qëllimet e tij.

“UBT është institucion arsimor që ofron plan programe të akredituara dhe të pranuara edhe ndërkombëtarisht, faktor ky i cili ka bërë që pikë synim të kem UBT-në për studime. Gjithë studentët duhet të zgjedhin më të mirin që të sigurojnë një të ardhme të sigurt”, vlerësoi ai.

 

Tutje, ai tha se programi akademik i Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, ofron mundësi të studimeve me një ambient të përshtatshëm universitar, në këtë mënyrë, studentët e këtij institucioni po i arrijnë qëllimet e veta.

Lajme