Punëtoria Profesionale e Stomatologjisë vijon me pjesën teorike e praktike mbi implantologjinë

 Punëtoria Profesionale e Stomatologjisë vijon me pjesën teorike e praktike mbi implantologjinë

 

Punëtoria Profesionale e Stomatologjisë, që po organizohet nga UBT, po vazhdon me ligjëratat intensive dhe aktivitetet tjera, të cilat po mbahen në drejtimin e profesorëve nga Kentucky University, dr. Lina Sharab dhe dr. Ahmad Kutkut.

 

Temat të cilat u trajtuan në ditën e dytë të punëtorisë nga profesorët ishin: “Pjesa teorike e Implantologjisë” dhe “Vendosja e implanteve në kokat e kafshëve”.

Ligjëratat në vijimësi u përcollën me demonstrime praktike përmes videove dhe fotografive.

 

Nesër do të jetë dita e fundit  e punëtorisë, ku do të trajtohet pjesa e teorike e vendosjes së implanteve tek pacientët.

Lajme