Psikologia e UBT-së, Vjollca Pllana–Shahini këshillon studentët për mënjanim të ankthit

Psikologia e UBT-së, Vjollca Pllana–Shahini këshillon studentët për mënjanim të ankthit

Psikologia e UBT-së, njëherësh edhe koordinatore në Qendrën Këshilluese që funksionon në UBT, Vjollca Pllana–Shahini, ka mbajtur ligjëratë tematike më titull: “Si ta menaxhojmë ankthin”, e cila për shkak të aktualitetit të temës, ngjalli interesim të madh në mesin e të pranishmëve.

Ligjërata u mbajt për studentët e UBT-së, dega në Ferizaj.

Psikologia Pllana-shahini ka dhënë këshilla që ndikojnë në një gjendje më të mirë psikologjike.

Ajo ka thënë se ankthi është një nga shqetësimet më të përhapura në vitet të fundit, teksa ka prezantuar edhe disa metoda efektive për të mënjanuar ankthin.

“Personat që ndjejnë ankth dhe që kanë shqetësime gjatë gjithë kohës, menaxhimi ose kontrolli sjelljeve do të ishte një nga mënyrat për t’u siguruar që gjithçka do të shkojë mirë”, vlerësoi ajo, ndër shumë këshilla të tjera që i drejtoi për të rinjtë e pranishëm, Pllana - Shahini.

Po ashtu, psikologia i ka inkurajuar studentët që të përfitojnë nga shërbimet që ofron Qendra Këshilluese në UBT, ngaqë siç potencoi ajo, institucioni synon që në qendër të mbajë mirëqenien e studentëve në aspektin psikologjik dhe emocional.

Lajme