NJOFTIM: UBT fton studentët që të aplikojnë për bursa studimi në SHBA, përmes programit “Fulbright Foreign Student Program”

 NJOFTIM: UBT fton studentët që të aplikojnë për bursa studimi në SHBA, përmes programit “Fulbright Foreign Student Program”

 

 UBT njofton studentët se Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, ka hapur konkurs për ndarjen e bursave për studime të nivelit master përmes programit, “Fulbright Foreign Student Program”, për vitin akademik 2019-2020.

 

Afati i fundit për aplikim në këtë program është data 31 maj 2018.

 

Fulbright Foreign Student Program është projekt i përbashkët Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe Qeverisë së Kosovës dhe i njëjti ofrohet edhe nëpër shtete të tjera.

Granti ose kohëzgjatja e bursës përfshin një periudhë kohore 1-2 vjeçare.

 

Programi ka sjellë disa nga mendjet më të mira të botës në kampuset e SHBA-ve, duke u ofruar pjesëmarrësve të programit njohuri mbi shoqërinë dhe vlerat amerikane. Shumë përfitues të këtyre bursave kanë filluar karrierat e tyre shumë më herët, por, pas studimeve, kthehen për të marrë pozita udhëheqëse në vendet e tyre, shpesh duke punuar në universitete ose në shërbimin qeveritar.

 

Kërkesat për aplikim:

 

-Diplomë universitare e nivelit bachelor;

-Aftësi të mira të gjuhës angleze, në nivelin që studentët të jenë në gjendje t’i ndjekin studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës;

-Duhet ta ketë Shtetësinë e Kosovës dhe / ose vendbanimin e përhershëm në Kosovë;

-Shumica e fushave të studimit janë të përshtatshme me përjashtim të studimeve mjekësore.

 

Një aplikim i plotë përfshin:

-          Një formular aplikimi të dorëzuar në internet nëpërmjet EMBARK (mos dorëzoni një kopje letre në Ambasadën e SHBA-ve, në Prishtinë)

-          Një deklaratë e detajuar e aktivitetit të propozuar

-          Një CV të detajuar

-          Tri letra reference

 

Aplikacionet duhet të plotësohen në gjuhën angleze dhe përfshijnë

Aplikimi duhet të bëhet online në linkun: https://iie.embark.com/apply/ffsp

 

Për të dhëna të detajuara mbi kërkesat dhe mënyrën e aplikimit, lexoni në linkun:

https://xk.usembassy.gov/education-culture/exchange-programs/fulbright-foreign-student-program-masters-degree/

 

 

 

 

 

Lajme