BQK fton studentët të aplikojnë në konkursin për video dhe audio nga fusha e edukimit financiar

 BQK shpall konkurs për video dhe audio nga fusha e edukimit financiar

 

 

Në nder të Ditës Ndërkombëtare të Parasë, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) organizon aktivitete të ndryshme me qëllim të ngritjes së njohurive ekonomike, financiare dhe informative mbi funksionet dhe përgjegjësitë e BQK-së.


Andaj, për tu bërë pjesë e këtyre aktiviteteve, institucioni fton studentët e universiteteve/kolegjeve të nivelit bachelor dhe master, që të ideojnë video e audio klipe edukative, me tematika që lidhen me kursimet, përdorimin e parasë në mënyrën e duhur etj.


Punimet duhet dorëzohen në BQK, teksa afati i fundit për aplikim dhe dorëzimin e punimeve është data 30 prill 2018.

 

Rregullat për kualifikim:

-           Punimi duhet të jetë i përgatitur nga një ose më shumë studentë që ndjekin studimet bachelor/master;

-           Mesazhi i punimit  të jetë i kuptueshëm dhe të ketë lidhshmëri me temat e lartpërmendura

-           Punimi duhet të jetë edukativ dhe të përcjellë mesazhe të sakta mbi edukimin financiar;

-           Punimi duhet të jetë kreativ;

-           Punimi duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe i kuptueshëm për publikun;

-           Punimi duhet të jetë origjinal, jo i kopjuar;

-           Punimi nuk duhet të jetë i publikuar më herët apo të ketë marrë pjesë në ndonjë konkurs tjetër;

-           Të ruhet në CD- Room ose DVD;

-           Kualiteti min. Full HD (1920x1080);

-           Formati i punimit të jetë  avi,.mov,.mpeg,.wmv;

-           Video të jetë jo më pak se 2 minuta dhe jo më shumë se 7 minuta;

-           Të mos përfshihet emri  i autorit në video;

-           Në fillim të videos të vendoset logoja e BQK-së.

-           Autorët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Kosovës.

-           Punimet duhet të dorëzohen në formë fizike në arkivin e BQK-së dhe të vendosura në një zarf 3 kopje të CD, DVD, dhe informatat mbi autorin (emri, mbiemri, emri i Universitetit, fusha e studimeve, e-mail-adresa kontaktuese, kopjen e ID të studentit, kopjen e letërnjoftimit).


Tre punimet më të mira do të shpërblehen si më poshtë:

Punimi më i mirë shpërblehet me 500 euro;

Punimi i dytë më i mirë shpërblehet me 400 euro;

Punimi i tretë shpërblehet me 300 euro.

Punimet e përzgjedhura si punime fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së dhe do të përdoren si material edukativ.

Të interesuarit për informata shtesë mund të shërbehen nga faqja zyrtare e BQK-së www.bqk-kos.org ose mund të na kontaktojnë në e-mail: info@bqk-kos.org.

 

Lajme