Rektori Hajrizi nderohet me Çmimet “Akademik Nderi” dhe “Profesor Nderi”

 Rektori Hajrizi nderohet me Çmimet “Akademik Nderi” dhe “Profesor Nderi”

 

Në një ceremoni të mbajtur në UBT, Complutense University i Madridit dhe Akademia e Shkencave Sociale nga Palm Beach University, në Florida, kanë vlerësuar nderuar kontributin e rektorit të UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, në fushën e arsimit dhe shkencës.

 

Për këtë, këto dy institucione e kanë nderuar Hajrizin me titullin “Akademik Nderi”, përkatësisht “Profesor Nderi”, tituj këta që dhurohen për personalitete që japin kontribut shumëvjeçarë për përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë së arsimit.

 

Këto dy çmime i ndau anëtari i Akademisë Ndërkombëtare, prof. dr Otto Fleingenblatt, i cili i vlerësoi përpjekjet e pareshtura dhe të suksesshme të rektorit dhe akademikëve të tjerë të Kosovës, në përmirësimin dhe ngritjen e imazhit të arsimit kosovar në botë.

Lajme