UBT nesër shënon Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Oral

UBT nesër shënon Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Oral

 

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Oral, nesër, më 20 mars 2018, Fakulteti i Stomatologjisë, në bashkëpunim me Grupin për Edukim dhe Promovim Shëndetësor në UBT, do të organizojnë aktivitete simbolike, që do të mbahen në sheshin “Zahir Pajazi”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

 

Aktivitetet që do të zhvillohen kanë për qëllim informimin e qytetarëve, me theks të veçantë të fëmijëve mbi rëndësinë, ndikimin dhe efektshmërinë e shëndetit oral.

 

Dita Botërore e Shëndetit Oral shënohet çdo vit më 20 mars, me qëllim të nxitjes së ndërgjegjësimit në mbarë botën për çështjet rreth shëndetit oral dhe rëndësinë e higjienës orale nga të gjitha moshat.

Lajme