Ish-studentja Merita Gjyshinca-Peja, pjesë e Ecjes Globale Mentoruese 2018

 Ish-studentja Merita Gjyshinca-Peja, pjesë e Ecjes Globale Mentoruese 2018

Ish-studentja e MBE-së, tash kryshefe ekzekutive e Bankës Ekonomike, Merita Gjyshinca-Peja, ishte pjesë e Ecjes Globale Mentoruese 2018, të Global Vital Voices, nën moton “Fuqizimi i gruas ndërmarrëse”.

 

Si grua me përgatitje të lartë profesionale dhe akademike, para të pranishmëve, ajo tregoi mbi rëndësinë e përfshirjes së grave në biznes, teksa shpjegoi edhe ndikimin e këtij procesi në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.
“Në bazë të studimeve të ndryshme, përfshirja e grave në pozita udhëheqëse, jo vetëm që ndikon në rritje të performancës financiare, por edhe në shumë aspekte të tjera të kompanisë, përfshirë përmirësimin e kulturës organizative, ulje të mundësisë së keqpërdorimeve në institucionet ku shërbejnë, gjithmonë duke pasur edhe përgjegjësi më të lartë ndaj shoqërisë dhe qeverisje më të mirë korporative”, vlerësoi ajo.


Ish-studentja e UBT-së në MBE, Merita Gjyshinca – Peja, tashti e 4 vjet është duke e mbajtur postin e kryeshefes ekzekutive në Bankën Ekonomike, teksa njëkohësisht është duke i mbaruar edhe studimet e doktoratës për Menaxhment Strategjik dhe Udhëheqje në IEDC Bled School of Management, në Slloveni.

Lajme