UBT uron për Ditën e Mësuesit

 UBT uron për Ditën e Mësuesit

Në emër të UBT-së, rektori i institucionit, prof. dr Edmond Hajrizi, ua uron të gjithë mësimdhënësve ditën e tyre të shenjtë, 7 Marsin.

 

“Arsimi është shtylla e përparimit të një shoqërie dhe prijës i të gjitha ndryshimeve pozitive në një shtet. Në çdo etapë të historisë, zhvillimi i arsimit u ka paraprirë ndryshimeve pozitive që kanë lënë gjurmë të përjetshme edhe në historinë e popullit tonë. Ndaj, sot, nuk kemi se si të mos jemi krenarë për mësuesit dhe udhërrëfyesit e gjeneratave të vjetra dhe atyre të reja, të cilët po i shpërndajnë rrënjët e sukseseve nëpër mbarë botën.


Profesioni i mësuesve është i shenjtë, ndërkaq misioni i tyre edhe më shumë, andaj uroj që ky rrugëtim që ka marrë vrull që nga Rilindja,  të jetë i ndriçuar me dije e arritje të nxënësve tanë, me shpresën e fortë që të njëjtit do të kenë njohuri aq të mëdha, sa ta ndryshojnë për të mirë edhe historinë e shtetit tonë të ri.”, thuhet në urimin e rektorit Hajrizi.

 

 

 

Lajme