Studentja e UBT-së, pjesë e Universitetit “Nova de Lisboa”, në Lisbonë

Studentja e UBT-së, pjesë e Universitetit “Nova de Lisboa”, në Lisbonë

Studentja e nivelit e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, në UBT, Vesa Morina është bërë pjesë e Universitetit “Nova de Lisboa” në Lisbonë, e cilat do t’i ndjek studimet për një semestër të vitit akademik.

 

Studentja Morina duke treguar për mundësinë që i është ofruar, është shprehur se krahas studimeve në UBT, ka arritur të përfitojë shumë profesionalisht, andaj falë kësaj, sipas saj, tash edhe ka arritur të fitojë bursë studimi për vazhdim të studimeve në këtë universitet.
“UBT më ka mundësuar që të bëhem pjesë e këtij universiteti që është një ndër më të vlerësuarit në botë. Pra, i jam mirënjohëse UBT-së që më bëri të mundur që të zhvillohem tutje në aspektin profesional”, tha Morina.


Krahas studimeve në UBT, ajo ishte e angazhuar edhe në punë praktike në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, e cila zhvillonte tutorim në lëndët java1 dhe java2.

 

Në kuadër të punës që kryente, studentja Morina u ka ndihmuar studentët e SHKI-së në lëndët e lartpërmendura duke ju ofruar ushtrime shtesë, përfshirë në teori dhe praktikë.

Lajme