Studentja Jonida Xhema shpërblehet me Çmimin “Hulumtimi më i mirë”, në Venecia të Italisë

Studentja Jonida Xhema shpërblehet me Çmimin “Hulumtimi më i mirë”, në Venecia të Italisë

 

Studentja e MBE-së në nivelin master, Jonida Xhema, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të ISERD-it (International Society for Engineering Research and Development), që u mbajt më 22 shkurt në Venecia të Italisë, prej ku edhe u shpërblye me Çmimin “Hulumtimi më i mirë”.

 

Në këtë konferencë ku morën pjesë qindra studiues dhe hulumtues nga e gjithë bota, ajo prezantoi hulumtimin e saj shkencor të titulluar: “Si Produkti/ Shërbimi i Cilësisë dhe Imazhi i Korporatës ndikojnë në besnikërinë e klientit: Një studim empirik”.

 

Për këtë sukses të arritur në nivel ndërkombëtar, Xhema tha se i kanë ndihmuar studimet në UBT, meqë, sipas saj, kanë ndikuar që të jetë vazhdimisht në rrjedha me zhvillimet e fundit akademike në mbarë botën.

Në veçanti, ajo i vlerëson njohuritë e fituara nga lënda “Metoda të Hulumtimit”, të cilat janë bazë për këto arritje të saj.

“Më ka ndihmuar shumë lënda “Metoda të Hulumtimit”, për arsye se kam mësuar se si të bëj analiza statistikore me programe shumë të sofistikuara, përkatësisht me SPSS Statistics, në formë të korrelacionit dhe regresionit”, u shpreh studentja Xhema.

 

Përpos në konferencat ndërkombëtare që organizohen nga UBT, studentëve të të gjitha drejtimeve u ofrohen mundësi të panumërta për ta shfaqur punën e tyre kërkimore në konferencat që organizohen në shtete të ndryshme të botës.

 

 

Lajme