Një delegacion nga Universiteti “Fan S. Noli”, po qëndron për vizitë në UBT

 

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, ka pritur në takim një delegacion të Universitetit “Fan S. Noli” nga Korça, të udhëhequr nga rektori, prof dr Ali Jashari dhe i përbërë edhe nga stafi dhe disa studentë të po të njëjtit universitet, me të cilët ka bashkëbiseduar për zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimin e pëvojave mes tyre.

 

Delegacioni ka zhvilluar një takim edhe me stafin akademik të UBT-së, me të cilët ndanë përvojat e tyre profesionale në fusha të ndryshme, konkretisht në atë të mjekësisë, medias dhe komunikimit, shkencave kompjuterike etj., të cilat më pas do t’i aplikojnë në universitetin e tyre.


Duke folur për nivelin e profesionalizmit të stafit të UBT-së, Brikela Qelemeni, përgjegjëse e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Media nga ky universitet, tha se janë të impresionuar me infrastrukturën dhe sistemin modern, me të cilin, sipas tyre, punon UBT. 
“Do të mundohemi që t’i aplikojmë praktikat e marra nga stafi i UBT-së sepse jemi të mahnitur me atë çfarë pamë në këtë institucion arsimor, konkretisht nga sektori i medias dhe komunikimit. Në punuam dhe ndamë përvojat me Media Group-in e UBT-së, si dhe jemi të kënaqur me mirëpritjen e dekanit të Fakultetit Media dhe Komunikim, Ferid Selimi", vlerësoi Qelemeni, teksa shprehu interesim që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Lajme