Stafi akademik dhe administrativ i Universitetit “Fan S. Noli”, vizitojnë UBT-në

 Stafi akademik dhe administrativ i Universitetit “Fan S. Noli”, vizitojnë UBT-në

 

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, ka pritur në takim një delegacion nga Universiteti “Fan Noli” nga Korça, të përbërë nga profesorë, staf administrativ dhe studentë, me të cilët veç tjerash ka bashkëbiseduar për bashkëpunim ndërinstitucional e shkëmbim përvojash.


Pas takimit me rektorin Hajrizi, ata kanë zhvilluar një takim edhe me stafin akademik të UBT-së, të cilët ndanë përvojat e tyre profesionale në fusha përkatëse, teksa ata u zotuan për thellim të bashkëpunimit me stafin administrativ e akademik të Universitetit “Fan S. Noli”.


Përgjatë disa ditëve sa do të qëndrojnë në Kosovë, ata do të marrin praktika profesionale nga stafi i UBT-së, kryesisht në fushën e mjekësisë, medias dhe komunikimit, shkencave kompjuterike etj., të cilat më pas do t’i aplikojnë në universitetin në fjalë.


Duke folur për nivelin e profesionalizmit të stafit të UBT-së, Brikela Qelemeni, përgjegjëse e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Media në Universitetin “Fan S. Noli”, në Korçë, ka thënë se janë të impresionuar me infrastrukturën që ofron UBT, teksa tregoi se janë të impresionuar me sistemin modern që punon UBT-ja.

“Do mundohemi që të marrim dhe t’i aplikojmë praktikat e marra nga stafi i UBT-së sepse jemi të mahnitur me atë çfarë pamë në këtë institucion arsimor, konkretisht nga sektori i medias dhe komunikimit. Në punuam dhe ndamë përvojat me Media Group-in e UBT-së, si dhe jemi të kënaqur me mirëpritjen e dekanit të Fakultetit Media dhe Komunikim, Ferid Selimi. Besojmë dhe shpresojmë shumë që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka treguar ajo.

 

 

Lajme