UBT nderon kontributin e SHBA-ve dhe shoqatës “Miqtë e Amerikës në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

UBT nderon kontributin e SHBA-ve dhe shoqatës “Miqtë e Amerikës në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, ngriti flamurin e ri të SHBA-së afër shtatores së ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Klinton, për të nderuar këtë aleat dhe mbështetës të fuqishëm të Kosovës në rrugën liri e pavarësi, si dhe për të shprehur falënderim për partnerin strategjik të UBT-së, shoqatën “Miqtë e Amerikës”, në 14-vjetorin e themelimit të saj.

 

Për të treguar konsideratën e ndërsjellë për UBT-në, kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ia dhuroi emblemën e shoqatës rektorit Hajrizi, në shenjë falënderimi për mbështetjen dhe bashkëpunimin përgjatë këtyre viteve.

 

Hajrizi tha se një dhuratë e tillë është shumë simbolike në krahasim me atë që SHBA ka bërë për shtetin tonë.

“SHBA ka qenë vazhdimisht aleati ynë më i fuqishëm strategjik dhe këtë e ka dëshmuar përmes përkrahjes së ofruar në çdo proces të rëndësishëm nëpër të cilin ka kaluar Kosova”, tha ai, duke e vënë në pah falënderimin që kosovarët e ndjejnë për amerikanët dhe vendin e tyre.

 

Me rastin e kësaj feste mbarëkombëtare, UBT, në krye me rektorin Hajrizi, ka vendosur që të ndajë dhurata modeste për mediumet informative, organizatat dhe personalitetet e shumta, që kanë dhënë kontribut në realizimin e kauzës kombëtare për krijimin e shtetit të Kosovës.

 

 

 

Lajme