Studentët e UBT-së krijojnë qendër inovative për edukim e zhvillim

 

Dy studentët e UBT-së, Edmond Laja dhe Krenar Spahija, në bashkëpunim me disa të rinj të tjerë, Edon Zeqiri, Flamur Krasniqi, Arian Krasniqi dhe Donart Sheqerolli, kanë krijuar Qendrën për Edukim dhe Zhvillim,“cedX”, në qytetin e Pejës, që ka dalë nga punëtoria StartUP, e cila është mbajtur në UBT disa muaj më parë, nën organizimin e qendrës Colibri të UBT-së dhe UNICEF.

 

Studenti Edmond Laja tregoi se ideja për hapjen e një qendre të tillë ka ardhur nga mungesa e hapësirave të punës për inovatorët e rinj të qytetit të Pejës.
“Kjo qendër është e vetmja e këtij lloji në qytetin tonë dhe në të ne si rini mund ta shfrytëzojmë për zhvillimin e projekteve dhe trajnimeve të ndryshme në fushën e teknologjisë”, u shpreh ai.


Sipas tij, ndonëse kanë pritur rezultate pozitive, megjithatë suksesi i kësaj qendre i ka kaluar të gjitha pritshmëritë e tyre.
Interesimi për qendrën tonë është shumë i madh dhe grupet e para veçse kanë kaluar, e të gjitha këto i kanë kaluar të gjitha pritshmëritë tona për nivelin e suksesit të arritur”, vlerësoi Laja.

 

Shërbimet që ofrohen nga kjo qendër janë trajnimet co-working space, të profilizuara në fushat e programimit, robotikës, elektronikës dhe dizajnit.

Lajme