Në UBT, të mërkurën mbahet forumi

 Në UBT, të mërkurën mbahet forumi

 

Në objektin e UBT-së, në Prishtinë, të mërkurën, më 7 shkurt, në ora 11:00, do të mbahet forumi profesional akademik me temë: "Çështjet urbane mjedisore, ndotja e ajrit në Prishtinë dhe më gjerë”, që do të organizohet nga Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës dhe Fakulteti i Energjisë Efiçiente në UBT.


Panelistë të këtij forumi do të jenë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, Komisionit Evropian, ambasadave, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe njohës të fushës përkatëse.


Problemi i ajrit të ndotur po vazhdon të jetë aktual në Prishtinë dhe pothuajse në tërë Kosovën, andaj si rezultat i kësaj kuotat e ndotjes janë të larta.


 

Pra, një temë e tillë është tejet e rëndësishme për studentët e Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, ata të Fakultetit Energjisë Efiçiente, prandaj pjesëmarrja në këtë forum është tejet profitabile për studentët dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

Lajme