UBT mbështet garën mbarëkombëtare “Albanian ICT Awards”

 

UBT është institucioni i vetëm i arsimit të lartë në Kosovë, ku ka mbështetur dhe vazhdon të mbështes aktivitetet e organizatës “ITCS Media”, sidomos garën “Albanian ICT Awards”, garë e cila këtë vit është duke i zhvilluar punimet e edicionit të gjashtë në Tiranë, ku kanë filluar më 2 shkurt.

 

“Albaninan ICT Awards” është garë ka për qëllim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e kandidatëve të dalluar në fushën e teknologjisë, informacionit, komunikimit dhe sigurisë.


UBT merr pjesë rregullisht në këtë organizim, teksa studentët e UBT-së, në të gjitha edicionet e “Albanian ICT Awards”, kanë qenë të nominuar në disa kategori të rëndësishme me projektet e tyre në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

 

Vlen të theksohet se para tri viteve, rektori i UBT-së, prof. dr.Edmond Hajrizi ishte nderuar me Çmimin “ICT Akademiku i Vitit”, nga Albanian ICT Awards.

Lajme