Studentët e UBT-së, pjesë e programit “BPB Junior”

 Studentët e UBT-së, pjesë e programit “BPB Junior”

 

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka marrë pjesë në prezantimin e programit “BPB Junior”, ideuar dhe hartuar nga Banka për Biznes, në Kosovë, e që për qëllim ka përgatitjen e bankiereve të së ardhmes.

 

Në kuadër të këtij programi, falë cilësisë së institucionit dhe produktivitetit të shfaqur nga studentët e UBT-së, pesë prej tyre janë përzgjedhur që të bëhen pjesë e trajnimeve dhe punës praktike që zhvillohen në këtë bankë.


Me këtë rast, rektori Hajrizi ka thënë se programi “BPB Junior”, është program inovativ dhe i pari i këtij lloji në Kosovë, ku sipas tij, ofron njohuri praktike dhe eksperiencë studentëve përmes trajnimeve dhe programeve të praktikës.

 

Tutje, ai tregoi se UBT ka marrëveshje të bashkëpunimit me biznese të shumta, si rezultat i të cilave studentët përkrahen që të qasen lehtësisht në tregun e punës, në mënyrë që ata të zhvillojnë karrierën në profesionet e tyre.

 

Ndërsa, studentët e UBT-së, Edi Bushati dhe Blerta Troshupa, të cilët janë pjesë e këtij trajnimi thanë se programi parasheh mundësi të shumta, veç tjerash edhe marrjen e njohurive të reja.

 

Arton Celina, Kryeshef Ekzekutiv në BPB, ka thënë se banka ka iniciuar këtë program me qëllim të përkrahjes së studentëve nga fusha e ekonomisë, menaxhmentit dhe fushave tjera të studimit, që synojnë të fillojnë karrierën e tyre në një bankë me zhvillim dinamik.

 

Sipas tij, programi ka për qëllim ngritjen e nivelit te kuadrove përmes punës praktike, duke përgatitur të rinjtë për tregun e punës dhe duke ofruar mundësinë për punësimi.

 

Programi BPB Juniors, do të zgjasë tre muaj ku përmes stafit të bankës, të cilët janë të specializuar në fusha të ndryshme të sistemit bankar, si dhe me angazhimin e profesorëve nga universitete, do të ofrojë trajnime profesionale në fushën e sistemit bankar, si dhe trajnime në fushën e aftësive analitike.

Lajme