UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi më Bankën “Raiffeisen”

UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi më Bankën “Raiffeisen”

 

UBT ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Bankën “Raiffesen”, falë të cilës, tash e tutje, si institucionet partnere, ashtu edhe studentët e UBT-së, do të përfitojnë nga marrëveshja në fjalë, me qëllim të zhvillimit të dyanshëm të kapaciteteve profesionale.

 

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, palët kanë paraparë organizimin e aktiviteteve të ndryshme, përfshirë hulumtimet, trajnimet, seminaret dhe konferencat e përbashkëta. 
Përveç këtyre organizimeve të përbashkëta, përfaqësuesit e Bankës “Raiffesen”, kanë bërë të ditur se studentëve të UBT-së do iu mundësohet puna praktike, si dhe mundësia e punësimit në sektorin e sistemit bankar.


Banka “Raiffesen” operon në Kosovë si bankë universale dhe ofron shërbime profesionale financiare për të gjithë klientët kosovarë dhe ata ndërkombëtarë.

Lajme