Studentët e Arkitekturës vizitojnë Komunën e Ferizajt dhe kompani ndërtimore në këtë qytet

Studentët në Ndërtimtarisë vizitojnë Komunën e Ferizajt dhe kompani ndërtimore në këtë qytet

 

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, dega në Ferizaj, kanë organizuar vizitë studimore në kompaninë “SN-N”, në shoqërimin e prof. dr Visar Krelani.

Në këtë kompani, ata panë nga afër detaje detaje të rëndësishme në lidhje me aspektet praktike që kanë të bëjnë me armimin, betonimin, realizimin e detajeve, si dhe organizimin e ndërtimit.

 

Në po të njëjtën ditë, studentët vizituan edhe Komunën e Ferizajt, ku u pritën nga drejtori i Urbanizmit i kësaj komune, Lulzim Aliu.

 

Ai, së bashku me stafin e tij, shpjeguan për studentët aspektet më të reja të Planit Zhvillimor Komunal dhe investimet që do të bëhen në infrastrukturën e qytetit, me ç’rast edhe i stimuluan dhe inkurajuan studentët që të jenë pjesëmarrës në debate dhe të bëjnë propozime profesionale, si dhe të jenë pjesëmarrës në konkurset e ndryshme për zgjidhjet urbanistike në komunë.

 

 

Lajme